Sport

Cavanit i janë ofruar 1 milionë për penaltitë? Përgjigjet PSG

Paris Saint Germaini ka mohuar raportet se i ka ofruar një bonus prej 1 milionë euro Edinson Cavanit në mënyrë për të lejuar bashkëlojtarin e ri, Neymarin, që t’i ekzekutoj penaltitë.

Raportet të hënë në mëngjes sugjeruan që pronari i klubit në Liga 1, Nasser Al-Khelaifi ka bërë një ofertë pasi Cavani, lojtari që ekzekutoi çdo penalti sezonin, kishte një konflikt me lojtarin më të paguar në botë gjatë ndeshjes kundër Lyonit javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“PSG formalisht mohon raportet që thonë se Cavani nuk do t’i marr më penaltitë si shkëmbim me bonus të hollash”, njofton klubi në deklaratën e lëshuar.

Ngjarja është zbuluar fillimisht nga ‘El Pais’ që është pjesë e pakos së shtypit spanjoll dashamirës ndaj Barcelonës, e cila ishte e tronditur me humbjen e njërit nga yjet e skuadrës te rivali evropian./arbresh.info/