Aktuale

Çdo familje në Obiliq ka nga një të sëmurë me kancer

Secili punëtorë gjatë sezonit të dimrit mbështjellë për rreth fytyrës nga një shami për ti mbuluar gojë e hundë me qëllim të ndaljes së ajrit të ndotur në qytetin Obiliqit.

Njëri nga punëtoret e termocentraleve ka thënë se ne duhet të largohemi nga ky vend i ndotur sepse, çdo ditë e më shumë po behët më pak i banueshëm, dhe se shumica e banorëve këtu po sëmurën dhe po ju bie kanceri.

“Ky vend po behët një vend i pa banueshëm, ne, banorët për rreth këtyre termocentraleve të cilët po e ndotin gjithë ajrin po detyrohemi të largohemi nga ky vend sepse në familjen time kanë vdekur tre anëtarë nga kanceri për shkak të ajrit të ndotur, ky është një ajër kancerogjen”, ka thënë 46 vjeçari, njëri nga punëtorët me emrin Agim Ibrahimi.

Asnjë ndërhyrje për përmirësimin e gjendjes nuk ndodh në Obiliq. Por afër kryeqytetit të Prishtinës, 15 km larg, ambasada e SHBA-së mat nivelin e ndotjes, duke publikuar të dhëna në faqen e saj të internetit dhe e vendos atë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare tha se vetë ai ka regjistruar 88 raste të reja të kancerit në vitin 2017, duke pasur parasysh sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e tjera.

Në një raport të bankës botërore thuhet se “Ndotja e ajrit vlerësohet të shkaktojë 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik, 605 pranime spitalore dhe 11,900 vizita emergjente çdo vit”.

63 vjeçari Ruzhdi Mirena, njëherësh përfaqësues i lagjes Mirena ka thënë se “këtu janë 85 familje, dhe më besoni apo jo, nuk një të vetme që nuk është prekur nga kanceri”