Sport

Ceballos dikur akuzonte Realin, ishte tifoz i Barcelonës dhe Messit (Foto)

Dani Ceballos është shumë afër transferimit në Real Madrid
Mesfushori fantastik i Sevillas, Dani Ceballos është pranë kalimit në Real Madrid, pas paraqitjeve fantastike me Spanjën U21.

Ai në të kaluarën kishte shkruar shumë shpesh kundër Realit dhe kishte qenë përkrahës i Barcelonës dhe Leo Messit, ashtu sikurse edhe Isco dhe Marco Asensio.

“Asgjë më mirë se sa të shohësh futboll. Përpara Barca”, kishte shkruar Ceballos në vitin 2013 në Twitter.

“Çfarë turpi, nuk akordohet penallti e pastër pas ndërhyrjes së Coentraos. Vjedhje”, kishte shkruar në virin 2012.

Por, disa prej këtyre postimeve Ceballos i ka fshirë, për të mos pasur problem në skuadrën e re. /Express/