Tech

Celularët do të zhduken brenda 5 vitesh

Një nga projektet më interesante nga Facebook, që u paralajmërua para disa muajsh, është krijimi i një kompjuteri kompleks të trurit i ngjashëm me atë të Elon Musk – ‘neuralink’.

Sipas Michael Abrash, një shkencëtar në Oculus Research të Facebook, syzet e realitetit virtual do të zëvendësojnë celularët si pajisje që do të përdoren çdo ditë brenda pesë vitesh.

Edhe pse kjo teknologji është duke u zhvilluar, ajo ende nuk e ka arritur momentin e saj, transmeton Gazeta Express.

“Do të duhen pesë vite derisa të fillojë përhapja e syzeve të realitetit virtual, para se AR të arrijë momentin e tij”, kishte thënë Abrash në konferencën F8 të Facebook.

Adoptimi i këtyre syzeve, megjithatë, do të marrë më shumë kohë. “20 ose 30 vite më vonë, unë parashikoj se në vend se të bartim celularë të bukur kudo, do të veshim syze të bukura”, kishte thënë Abrash.

“Këto syze do të ofrojnë realitet virtual, AR, dhe çdo gjë tjetër, dhe do t’i përdorim çdo ditë”, kishte thënë ai.

Këto syze do t’i jepnin përdoruesve të tyre “superfuqi” duke përmirësuar kujtesën e veshësit dhe duke iu ofruar përkthim të menjëhershëm të gjuhëve dhe shenjave të huaja.

Facebook nuk është e vetmja kompani që është duke punuar në këtë teknologji, edhe CEO i Apple, Tim Cook, gjithashtu ka thënë se është duke punuar në teknologjinë e së ardhmes.

the authorE B