Aktuale

Certifikohen disa zyrtarët e gjendjes civile

Agjencia e Regjistrimit Civil në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administrate Publike, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka bërë shpërndarjen e certifikatave të trajnimit dhe provimit profesional.

Me këtë certifikim, zyrtarët që janë certifikuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil, kanë fituar statusin e zyrtarit të Gjendjes Civile.

ARC thotë se do t’i autorizoj këta zyrtar që t’i kryejnë të gjitha shërbimet e Gjendjes Civile në Kosovë dhe jashtë Kosovës, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Agjencia e Regjistrimit Civil në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administrate Publike (IKAP), me datën 17-18 tetor dhe 24-25 tetor, ka organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile për Zyrtaret Konsullor dhe për Zyrtaret e nivelit lokal të Komunave të Kosovës, ndërsa më pas ka mbajtur provimin profesional për këta zyrtar./KosovaPress/