Sport

Çertifikohet Federata e Peshëngritjes së Kosovës

Dhjetëra administratorë, trajnerë e peshëngritës të Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, janë certifikuar të dielën, pas vijimit për tri ditë radhazi të kursit bazik për administratorë të sportit, të mbajtur në Prishtinë.

Ky është kursi i 12-të këtë vit që po organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, si pjesë e planit strategjik 2017 – 2020.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se pjesëmarrësit e Federatës së Peshëngritjes, kanë treguar vullnet të lartë për të mësuar gjëra të reja gjatë këtij kursi administrativ.

“Mund të them përkundër që kjo federatë është një federatë e re në raport me këto federatat e tjera, është themeluar në vitin 2008 me të gjitha vështirësitë që i ka pasur, por këtu pamë një mozaik të mirë të kombinuar me të gjitha palët e interesit, një entuziazëm të jashtëzakonshëm rreth punë të ardhmen, dhe me kënaqësi pranuan që ta përpilojnë planin strategjik”, ka thënë Hasani.