Shëndetësi

Çfarë duhet të dini për Bronkiektazinë

Deri më tani mjekët nuk posedojnë kurë për bronkiektazinë.

Bronkiektazia është zgjerim i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell rrezik më të madh për të marrë infeksion.

Një gjë e tillë, lejon që bakteret dhe mukoza të mblidhen përgjatë kanaleve të frymëmarrjes, duke shkaktuar infeksione dhe probleme me frymëmarrje.

Bronkiektazia mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshem, më e zakonshmja është infeksioni i mushkërive. Infeksionet bakteriale dhe virale mund të shkaktojnë që kanalet e frymëmarrjes të jenë të dëmtuara dhe të zgjeruara.

Shenjat dhe simptomet

·         Dhembje kraharori

·         Frymëmarrje të penguar

·         Zëra abnormal në mushkëri gjatë frymëmarrjes

·         Kollitje afatgjate

·         Kollitje me gjak dhe me sasi të mëdha të mukozës

·         Paraqitje kaltëroshe të lëkurës

·         Trashje të lëkurës nën thonjë

·         Erë e keqe e gojës

·         Lodhje dhe dobësim

·         Humbje të peshës