Aktuale

Çfarë i tha Papa Haradinajt kur ia dorëzoi kërkesën për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për takimin me kardinalin Papa Françeskun.
Haradinaj ka thënë se fokus i bisedave atje ka qenë tema e njohës së Kosovës.

I pari vendit ka thënë se në Vatikan ka kërkuar që të mbështetet Kosova sa i përket njohjes së pavarësisë

Sipas tij, Papa është shprehur se e ka në zemër popullin e Kosovës dhe se shpreson se vendi ynë do të gjejë vetën si vend i paqes.

“Tema e njohjes ka qenë fokus i bisedës. Kam pasur mundësi me i tregu për Kosovës dhe kemi përgatitur një kërkesë për njohje dhe i kemi dhënë si dhuratë një mbulesë të 10 vjetorit të pavarësisë, logon. E falënderova për kujdesin ndaj Kosovës dhe pata këtë kërkesë që Kosova të njihet si shtet i pavarur, se populli e ka shpresën të ai. Ai e ka pranuar kërkesën në mënyrë të hapur dhe tha se e ka ne zemër popullin e Kosovës dhe e se do të lutet për vendin me shpresë që të gjejë vetën si vend i paqes” ka thënë Haradinaj.

the authorE B