Sport

Çfarë nuk do të harrohet nga ‘Rio 2016’?

Organizatorët e Lojërave Olimpik nuk i kursejnë përpjekjet dhe paratë për ceremoni fantastike hapjesh, që shënojnë edhe fillimin zyrtar të këtyre lojërave, zakonisht me një program artistik dhe më pas me paradën e sportistëve pjesëmarrës.

Ndërkohë që Rio përgatitet për ceremoninë e hapjes, në orën 01:00, për të cilën është premtuar se do të jetë e jashtëzakonshme, më poshtë vijojnë disa nga momentet më të bukura nga olimpiadat e mëparshme:

1984 – ASTRONAUTI

Në LO të Los Anxhelesit, një astronaut, i ndihmuar nga një e ashtuquajtur pako reaktive mbi shpinë, u ul mbi fushën e stadiumit.

1992 – SHIIGJETA E ZJARRTË

Në LO të Barcelonës, paralimpiku Antonio Rebollo ndezi Zjarrin Olimpik me një shigjetë të zjarrtë.

LEGJENDA E BOKSIT

Një nga sekretet është gjithmonë se kush do të ndezë Zjarrin Olimpik. Në LO në Atlanta, Muhammad Ali ishte ai që, pavarësisht nga sëmundja e Parkinsonit, arriti ta ndezë këtë zjarr.

EKSTRAVAGANCA KINEZE

LO në Pekin përjetuan një ekstravagancë me pjesëmarrjen e 14 000 personave për ceremoninë e hapjes, me fishekzjarrë fantastike dhe me shpenzimin e 100 milionë dollarëve.