ShowBiz

Çfarë thotë Sabri Fejzullahu për babën e Shpend Ahmetit (Foto/Video)

Gjatë një bisede me këngëtarin e madh Sabri Fejzullahun , të cilit i kërkuam që të na shpalosë nga shumë kujtimet e shumta që ka nga jeta , pak fjalë edhe për aktorin e ndjerë Ali Ahmetin , babën e Shpendit , kryetarit të Prishtinës, me të cilin ka luajtur dhjetra role bashkë në shfaqje, filma e seriale humoristike , të cilat kishin shikueshmërinë më të madhe në atë kohë, shkruan Kosovarja.

Unë e admiroj Shpendin edhe vëllanë e tij Melosin. Unë Ali Ahmetin, babin e tyre e kam pasur mik të shpirtit.

Unë kam luajtur me dhjeta e dhjeta role, mos të flasim për emisione televizive më të.Unë Lulen, nënën e Shpendit e kam shoqe këtu e 40 e sa vite. Pastaj edhe fëmijët tonë, sidomos Armendi dhe Adelina të parët, janë rritur me Melosin dhe me Shpendin të cilëve me këtë rast u dëshirojë shumë sukses dhe vetëm le të ecën përpara.

Jo vetëm që e kam njohur por kemi qenë edhe miq familjarë. Aliun e kam pasur si vëlla e përtej vëllait. Çdo të mirë dhe të keqe e kam ndarë më të.Ka qenë një njeriu me një buzëqeshje shumë të madhe. Një njeri me një shpirt shumë të bardhë që e ka dashur shumë jetën.Kurrë në jetë nuk e kam parë atë njeri dikush të mrrolur, gjithmonë duke buzëqeshur, por jeta është e këtillë. Eh, jeta …

the authorE B