ShowBiz

Çfarë trupi ka bërë Kida, ju mbesin sytë në të!

Nuk është bërë e njohur duke e ekspozuar trupin, por duke treguar talentin e pashoq në këndim, shkruan GazetaBlic.Dhe, Orhideja Latifi që njihet nga publikun si “Kida”, pa dyshim është një prej vajzave që e mban qendrën e vëmendjes dhe ka fituar zemrën e mijërave shqiptarëve krejt fal zërit të saj unik.

Pavarësisht kësaj, Kida nuk është se nuk ka pasur çka të tregojë me trupin e saj. Ajo në fakt ka forma goxha të mira trupore pavarësisht asaj se nuk është edhe shumë shtatgjatë.

E sot ajo ka publikuar dy fotografi ku shihet e veshur me një palë rroba ngjyrë biskaje (EN: Biscay), të cilat në fakt marrin ngjyrën blu kur në to bije më shumë ndriçim.


Bukuroshja nga Kosova, në duar mbante një orë të rëndë me ngjyrë metalike me një shirit në mes – ngjyrë ari. Flokët e saj ishin të gjitha të lëshuara dhe të lakuara në forma të gjera, duke marrë shkëlqim në secilën përthyerje, shkruan GazetaBlic.Pos kësaj, 20-vjeçes i vërehej dukshëm makijazhi në fytyrë pavarësisht asaj se ishte munduar të dukej sa më natyrale. Në fokus janë vetullat e saj të cilat dukesh goxha të errëta, njësoj sikurse ngjyra e flokëve e zezë në të kaltër.