Sport

Challandes tregon arsyen se përse i mbajti duart në xhepa gjatë ndeshjes me Malin e Zi

Bernard Challandes është deklaruar pas fitores 2-0 të Kosovës ndaj Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020.

Trajneri i Përfaqësueses tonë është pyetur se përse i mbanë duart në xhepa dhe cili është mesazhi për lojtarët tanë nga ky veprim.

“Duart në xhepa i mbajë që nga ndeshja me Anglinë dhe dua të jem i qetë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Challandes.

“Lojtarët e mi dua të më shohin më të nervozuar dhe i përgëzoj ata për lojën e zhvilluar në këtë takim”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës duke qeshur.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i zi dhe Bullgaria me tri sosh.