Sport

Chelsea do ta përdor Bakayokon për Kessie

Chelsea besohet se dëshirojnë ta marrin Franck Kessie nga Milan për 40-50 milionë euro e në këtë marrëveshje parashikojnë ta përdorin Tiemoue Bakayoko

Sipas Tuttomercatoweb dhe La Gazzetta dello Sport, Maurizio Sarri dëshiron që ta përdor situatën delikate financiare të kuqezinjve për ta arritur këtë marrëveshje.

Lojtari i Bregut të Fildishtë mbushi 22 vjet muajin e kaluar dhe ju bashkua Milanit nga Atalanta fillimisht si huazim për tetë milionë euro me obligim për ta blerë në korrikun e 2019 për 24 milionë euro.

Ky vendim ishte bërë para se klubi ti ndryshonte pronarët dhe para se UEFA ti akuzonte ata për thyerje të Fer Play-it Financiar.

Me afatin e fundit që po troket në derë, Milan duhet të bëj disa para sa më shpejt dhe këtë mund ta bëj duke e shitur Kessien në Premier Ligë ku Chelsea është në avantazh të pastër para Tottenhamit dhe Arsenalin që po ashtu janë të interesuara për lojtarin.

Kjo për shkak se skuadra nga San Siro ka në huazim Bakayokon e Chelsea me opsion për ta blerë për 35 milionë euro në fund të sezonit.

Bakayoko e ka filluar shumë keq sezonin në Milan, por ka filluar të këtë paraqitje të mira kohëve të fundit, sidomos në stërvitjet shtesë që bën me Gennaro Gattuson.

Chelsea mund ta përdorë këtë marrëveshje për ta marrë Kessien, edhe pse duhet të propozojë 40-50 milionë euro për ta marrë atë në Stamford Bridge. /GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli