Sport

Chelsea e tepron, ofron 70 milionë euro për mbrojtësin e Napolit (Foto)

Antonio Conte, menaxheri i Chelseas, nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly

Sipas tabloidit brtianik, Daily Telegraph, drejtuesit e Chelseas i kanë bërë ofertë Napolit për mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly.

Thuhet se Chelsea i ka ofruar klubit italian 60 milionë funte (rreth 60 milionë euro) për t’i siguruar shërbimet e 25 vjeçarit, përcjell Express.

Koulibaly nuk pritet të jetë përforcimi i fundit i Chelseas, pasi këta të fundit synojnë ta blejnë edhe Romelu Lukakun nga Evertoni.