Sport

Chelsea rrëmben çmimet për muajin nëntor në Premier Ligë

Chelsea ka dominuar në kampionatin anglez gjatë muajit që lamë pas.

Antonio Conte, Diego Costa dhe Pedro Rodriguez kanë fituar çmimet kryesore të Premier Ligës për muajin nëntor.

Rezultatet fantastike të Chelseat gjatë këtij muaji, kanë ndikuar që Conte të zgjidhej më i miri.

Costa ka shkëlqyer në fazën e sulmit me golat e shumtë që ka realizuar për ‘Blutë’, ndërsa goli i Pedros ndaj Tottenhamit është përzgjedhur si më i bukuri i nëntorit, transmeton KosovaPress.

Chelsea është në një seri prej tetë fitoreve rresht dhe kryeson Premier Ligën me 34 pikë.