Tech

Chiron, “bisha” që arrin mbi 480 km në orë

Modeli i Bugatti me gomat speciale Michelin mund të arrijë shpejtësi 450 kilometra në orë, ka thënë vozitësi i testeve të veturave Endi Volas.

Sipas tij, Chiron mund të thyejë edhe barrierën magjike prej 483 km në orë, nëse do të ketë goma që do ta mbajnë gjatë kësaj shpejtësie të madhe.

Qëkur u është ofruar blerësve në vitin 2016, ky model shitet me shpejtësi të kufizuar elektronike, e cila është e vendosur në 381 km në orë. Por, pronarët që dëshirojnë mund ta “largojnë” bllokadën dhe të zhvillojnë shpejtësinë prej 420 km në orë, transmeton KosovaPress.

Vozitësi Endi Volas thotë se me gomat ekzistuese vetura mund të arrijë shpejtësi prej 450 km në orë, pasi që gomat nuk janë të projektuara që të mbajnë një shpejtësi të tillë.

Sipas të gjitha gjasave, ende nuk ekzistojnë goma përkatëse në mënyrë që kjo të verifikohet në praktikë. Chiron ka motor 8.0 litra W16, peshë prej 628 kilogramë dhe ka 1.500 kuaj fuqi.

Automobili prej 0 deri 100 km në orë i arrin për 2,5 sekonda, derisa për arritjen e shpejtësisë prej 200 km në orë i nevojiten 6,5 sekonda. Deri në 300 km në orë, automobili i arrin për 13,6 sekonda.

Përveç Chiron, ekziston edhe një kandidat për shpejtësi mbi 483 km në orë dhe ky është Hennessey Venom F5, i cili pritet të ketë premierën gjatë këtij viti, dhe i cili për dallim nga pararendësi është i bazuar në Lotus.