ShowBiz

Chris Brown ka një simpati të vogël për Jennifer Lopez

Këngëtari dhe tekstshkruesi Chris Brown, si duket ka një simpati të vogël për Jennifer Lopez.

Chris Brown ka pëlqyer një selfie që këngëtarja e ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe si duket kjo gjë ka ngjallur reagime, shkruan KosovaPress.

I dashuri actual i J.Lo, bejsbollisti Alex Rodriguex në lidhje me këtë gjë është shprehur se nuk ka ndonjë xhelozi dhe se nuk ndjen kërcënim nga Chris Brown.

43 vjeçari është më i pjekur, më i vjetër dhe nuk do të binte  lehtë pre e këtyre komenteve edhe nëse Chris Brown do të kishte simpati të vërtetë për këngëtaren latine.

Pëlqimi i fotos së këngëtares nga Chris Brown është kthyer në një temë shumë të diskutuar edhe pse ai nuk ka bërë diçka shumë të madhe.

Jennifer Lopez është shumë e njohur për kujdesin që e ka ndaj linjave të saj dhe paraqitjes së jashtme, veçanërisht të fotove shumë të bukura që shpesh herë i ndan me ndjekësit  e saj.