ShowBiz

Çifti i famshëm në pritje të fëmijës së parë

Brett Young dhe Taylor Mills po presin të bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtari Brett Young dhe partnerja e tij Taylor Mills do të bëhen së shpejti prindër, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari për “People”, i cili u shpreh i lumtur që po bëhet baba për herë të parë.

Në anën tjetër, bashkëshortja e tij, Taylor Mills tha se mezi e besoi këtë gjë, madje shpërtheu në lot nga gëzimi. /Lajmi.net/