Shëndetësi

Cilat shenja janë paralajmëruese të zorrës qorre?

Prindërit shqetësohen me të drejtë nëse fëmija ka dhimbje barku.

10 simptomat e alarmit për një APENDESIT (Zorra qorre) të mundshëm:

1. Vendi i dhimbjeve të barkut dhe shpërndarjes së tyre: apendesiti klasik fillon me një dhimbje të mirë-përcaktuar në kërthizë. Fëmija tregon me dorë dorë në qendër të barkut për të na treguar se ku ai ndjen dhimbje, por nuk do të jetë në gjendje të tregojë një zonë të saktë. Brenda 48 orëve (por shpesh më pak!) dhimbja do të lëvizë në drejtim të djathtë në fund të barkut (fig.), Ajo do të jetë më intensive dhe fëmija do të jetë në gjendje për të gjetur atë me shumë më tepër saktësi.

2. Mosha: është e vërtetë se apendesiti mund të ndodhë në çdo moshë, por është shumë më e zakonshme tek moshat 10 deri në 30 vjet. Në fëmijët e vegjël (nën 3 vjeç) është e rrallë, por është e mundur dhe është shume e vështirë për t`u diagnostikuar sepse ka një prezantim klinik shume atipik .

3. Te vjella te paraprira nga dhimbje barku: duhet te kuptojmë nëse te vjellat kane ardhur pas dhimbjes se barkut apo me pare .Ne rastet e apendesitit ka me shume mundësi qe te vjellat vijnë pas dhimbjes se barkut .

4. Refuzimi i ushqimit: Dhimbja e barkut do te rritet ne mënyre intensive dhe fëmijët refuzojnë të hane apo të pinë diçka .Zhvillimi i këtyre simptomave mund të marrë disa ditë, me një reduktim gradual të oreksit deri në refuzim të plotë të ushqimit.

5. Pozicioni i qëndrimit: zakonisht fëmija me apendesit ka tendencë për të qëndruar në një pozicion , sepse çdo lëvizje i shkakton dhimbje. Në sëmundjet e tjera (si gastroenteritet) fëmija kane prirje te rrokullisen disa here sepse duke lëvizur mundohet te qetësojë dhimbjen .

6. Mungon përmirësimi dhe zvogëlimi i dhimbjes pas te vjellave dhe diarrese: dhimbjet e apendesitit nuk lehtësohen pas te vjellave dhe diarrese (te cilat sjellin një përmirësim te përkohshëm ne rastet e gastroeneriteve)

7. Vështirësia ne ecje ose kërcim: “Testi i kërcimit” ka provuar të jetë shumë i besueshëm (i njohur edhe si ” segno del balzello “Fëmija qe mund te ketë apendesit ka vështirësi ne ecje dhe dhimbje te mëdha kur kërcen (hidhet përpjetë) .

8. Temperatura : mos e shikoni se sa është e lartë! Pavarësisht temperaturave të larta (> 38.5 ° C) qe janë te lidhura me diagnozën e apendesitit ,edhe ne temperatura te ultë dhe ne mungese te etheve mund te fshihet një apendesit.

PRANDAJ DUHET TE SHIKOJME FEMIJEN DHE JO “TERMOMETRIN”!

9. Inflamacioni i apendesitit mund te shkaktoje ne fazat e mëvonshme vështirësi ne defekim : (por kini kujdes … herë pas here në fazat e hershme të apendiksit mund të jetë edhe diarre!)

10. Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme dhe intensive, fëmija vuan shume dhe qan vazhdimisht dhe është shume e vështirë për ta qetësuar.