Aktuale

Cisterna me naftë rreth 33 tonë, përplaset në fabrikën “Sharrcem” (Foto)

Një cisternë e naftës rreth 33 tonë, ka dalë nga rruga në Han të Elezit dhe ka rënë në një hendek pranë fabrikës së ‘Sharrcemit’.

Cisterna është aksidentuar mbrëmë por ende nuk është arritur që të largohet nga aty, shkruan lajmi.net

Në fotografitë që i ka dërguar një lexues në adresë të lajmi.net, cisterna është aksidentuar nga mbrapa. Sipas dëshmitarit, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por cisterna me lëndë djegëse ka rrezikuar përveç ambientit, edhe qytetarët.