Sport

City dhe United në garë për Kimmich

Joshua Kimich mund të largohet nga Bayern Munich në përfundim të stinorit.

Derbi i Manchesterit për reprezentuesin gjerman Joshua Kimmich.

Siç raporton e përditshmja gjermane Kicker, City dhe United kanë shtuar interesimin për të transferuar futbollistin e Bayern Munich, i cili këtë stinor ka pasur pak hapësira në skuadrën bavareze, transmeton KosovaPress.

22-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga Bundesliga, duke bërë kështu që dy ekipet angleze të bëjnë oferta për ta transferuar atë në Premier Ligë.

Një përparësi të lehtë mund ta ketë Pep Guardiola i cili ka punuar me Kimmich në Bayern dhe talenti gjerman ka qenë një prej futbollistëve më të pëlqyer nga trajneri spanjoll.