Sport

City me dy mungesa të mëdha kundër Chelsea

Manchester City nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarët kryesor të skuadrës për derbin ndaj Chelsea.
Chelsea të shtunën me fillim nga ora 18:30 në ‘Stamford Bridge’ pret liderët e Premierligës, skuadrën e Manchester Cityt.

Një përparësi për Chelsea në këtë ndeshje, është mungesa e dy lojtarëve kryesor të Manchester City, shkruan lajmi.net.

Trajneri Pep Guardiola, edhe në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne.

Pas 15 xhirove, Manchester City kryeson me 41 pikë, ndërsa Chelsea zë vendin e katërt me 31 pikë./Lajmi.net/