Sport

Çka duhet të dini për shortin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve?

Të premten me fillim nga ora 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit të Ligës së Kampionëve për fazën çerekfinale.

Tetë skuadra kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe që luhet në Madrid.

Liverpool dhe Barcelona janë skuadrat e fundit që kanë siguruar kalimin në çerekfinale.

Për herë të parë pas dhjetë viteve, në çerekfinale janë kualifikuar katër skuadra angleze.

Por çfarë duhet të dini për shortin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve?

Shorti i kësaj faze do të tërhiqet ditën e premte, 15 mars, në Nyon të Zvicrës duke filluar nga ora 12:00.

Skuadrat që do të jenë në shorti janë Ajax, Tottenham Hotspur, Manchester United, Porto, Manchester City, Juventus, Barcelona dhe Liverpool.

Në këtë fazë, të gjithë skuadrat kanë të drejtë të përballen mes vete. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9/10 prill, dhe të kthimit më 16/17 prill./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli