Sport

Çka po ndodhë me Ferronikelin, “çdo ditë” po i ikë nga një yll

Ferronikeli duket se ndodhet në një situatë të vështirë. Skuadra drenicase që vitin e kaluar e siguroi titullin e kampionit tani e ka të vështirë t’i mbajë yjet e saj.

Fidan Gërbeshi, Ardiani Limani, Mevlan Zeka, Blerand Kurtishaj e Flamur Neziri tashmë nuk janë pjesë e skuadrës.

Me gjasa për tu larguar janë edhe yje si Behar Maliqi, Mentor Zhdrella, Ahmet Haliti, Mark Milicaj, Besnik Krasniqi e Bujar Shabani.

Afrim Tovërlanin e pret punë e vështirë në ditët e ardhshme pasi që e ka të vështirë të rindërtoi një skuadër të denjë për titullin në edicionin e ardhshëm.

Në foton e mëposhtëme mund të shikoni të kufizuar me të kuqe lojtarët që e kanë braktisur Ferronikelin ndërsa me të kaltër ata që mund të ikin në këtë afat./Indeksonline/

the authorE B