Aktuale

Çka tha Isa Mustafa para takimit me Albin Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku pritet të zhvillojë takimin e radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Mustafa para se të hyjë në Kuvend ka thënë se nuk e di kur do të arrijnë marrëveshjen, përveç se ka konfirmuar se po bëjnë përpjekjeje për një gjë të tillë.

“Po bisedojmë dhe kur bisedojmë gjithmonë në të mirë të marrëveshje dhe kur arrijmë marrëveshje nuk mund të ju garantojmë sot”, tha Mustafa./FaktePlus