Sport

Clarence Sedorf ka pranuar të bëhet pasardhësi i Giani De Biasit te Shqipëria

Sipas mediave italiane, konkretisht “Fantagazzeta”, holandezi do të drejtojë Kombëtaren Shqiptare në kualifikimet për Europianin 2020, edhe pse gjasat për kualifikim në Kupën e Botës janë të vogla, ish mesfushori i Milanit ka pranuar sfidën e re.

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për këtë, mirëpo është vërtetuar se bisedimet kanë qenë të hapura, Shqipëria është aktualisht pa trajner pasi De Biasi dha dorëheqje.