Rajon & Botë

Clinton akuzon Trump për ngacmim të grave

Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka shtuar sulmet e saj ndaj rivalit Donald Trump, duke e etiketuar atë si një kritikues i grave për dukjen e tyre fizike.

Clinton tha  se Trump kishte një histori 30-vjeçare të “, degradimit, poshtërimit fyerjeve dhe sulmeve” ndaj grave.

Ndërkohë, Trump  e ka quajtur  Clinton ” të korruptuar” dhe tha se ajo do të “shkatërrojë gjithmonë sistemin shëndetësor amerikan”, transmeton KosovaPress.

Përleshjet erdhën pasi gara ka  hyrë në javën e saj të fundit, me sondazhet e opinionit të cilat kanë treguar një rezultat të ngushtë në mes të dy kandidatëve.