Sport

“Çmendet” Lionel Messi, mëson që Barça mund të shes sulmuesin Luis Suarez

Lionel Messi është i zemëruar me sugjerimet që Barcelona mund të shes sulmuesin Luis Suarez.

Argjentinasi ka krijuar një partneritet të mirë me ish yllin e Liverpoolit dhe nuk dëshiron që ai të largohet në asnjë pikë në një të ardhme të afërt, transmeton portali arbresh.info.

Suarez nuk është në formë të mirë këtë sezon duke shënuar vetëm tri herë brenda 11 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet. Dhe sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Lionel Messi është i bindur që reprezentuesi uruguaian është ende 9-shi më i mirë në botë dhe se duhet të vazhdoj qëndrimin në Camp Nou.,

30-vjeçari nuk dëshiron që Barcelona të dobësoj skuadrën e tyre më tutje pas largimit të Neymarit për transferim te Paris Saint Germaini gjatë verës.

Messi gjithashtu ka një raport të mirë me Suarez dhe e sheh atë edhe si shokë.

Barcelona ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke fituar tetë nga nëntë ndeshjet e tyre deri tani në La Liga dhe Messi ka qenë në formën e tij spekakolare duke shënuar 11 herë brenda nëntë paraqitjeve në Kampionatin spanjoll.

Raportet pretendojnë gjithashtu që argjentinasi ka folur me Suarezin duke i siguruar se nuk do të largohet nga Camp Nou.

Barcelona rikthehet në aksion nesër në mbrëmje kundër Athletic Bilbaos.

Rivali i tyre i përbetuar, Real Madridi do të përballet të dielën me Gironan derisa kërkojnë t’i afrohen skuadrës së Ernesto Valverdes./arbresh.info/