Sport

Constantinides braktisë Prishtinën për klubin grek

Antonis Constantinides nuk do të jetë më trajner i Sigal Prishtinës. Ai pritet të bëhet trajner i ekipit grek, Rethymno Cretan Kings.

Antonis Constantinides, trajneri qipriot, nuk do ta udhëheqë skuadrën e Sigal Prishtinës në edicionin 2016/17.

Ai në fillim të këtij viti pati firmosur kontratë gjashtëmuajshe me mundësinë e vazhdimit edhe për një apo dy vjet të tjerë.

Constantinides ka marrë vendim për të mos vazhduar me Sigal Prishtinën. Atij i vjen keq që nuk do të vazhdojë aventurën me ekipin bardhekaltër në mënyrë që të jetë sa më afër familjes.

Kurse, sipas mediave qipriote, Constantinides pritet të bëhet trajner i ekipit grek, Rethymno Cretan Kings, përcjell Express.