Sport

Conte ngacmon Mourinhon e Guardiolën

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte vlerëson se investimet e mëdha nuk e garantojnë suksesin, shkruan zeri.info. Ai i ka marrë shembull dy skuadrat nga Manchester, të cilat shpenzuan shuma të mëdha. United për 105 milionë euro e transferoi Paul Pogban, ndërsa City për ta transferuar John Stones nga Evertoi pagoi 56 milionë, që është edhe shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një mbrojtës.

“Është me rëndësi ta kuptojmë faktin se nëse investojmë shumë nuk do të thotë e se kemi suksesin e sigurt. Edicioni i sivjetmë nuk është i vetmi që dy skuadrat e Manchesterit shpenzojnë shumë, shikojeni të kaluarën”, ka thënë Conte për mediat britanike.

Chelsea është e treta në listën e shpenzuesve më të mëdhenj në Premierligë, pasi ka paguar rreth 145 milionë për përforcime, ndër të cilat N’Golo Kante dhe David Luiz./Zëri/