ShowBiz

Cozman e puth në publik këngëtaren e njohur

Ka kohë që ai nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë ai vazhdon të jetë një ndër reperët më të dashur për publikun, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për reperin Cozman i cili me muzikën që ai bën arriti të bëjë për vete mijëra fansa.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku Cozman shihet duke e puthur në faqe këngëtaren e njohur Big Mama.

Nga kjo mund të kuptojmë se dy artistët e njohur kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin dhe këtë më së miri e dëshmon ky imazh i publikuar.

Ndryshe, reperi i famshëm është tejet i komentuar për shkak të lidhjes që kishte me këngëtaren e njohur Tuna me të cilën përveç lidhjes kishin edhe disa projekte së bashku.

Që nga ndarja me Tunën, Cozman ende nuk është deklaruar për ndonjë lidhje të re./Gazeta Express/