ShowBiz

Cozman ende në polici, pret vendimin e prokurorit

Reperi i njohur Cozman po mbahet ende në stacionin policor për shkak të përleshjes së tij me reperin Noizy, pas të shtënave me armë.

Djali i axhës së tij, këngëtari Agon Abdullahu i njohur si Noga ka treguar për Telegrafin se Cozman po mbahet ende  brenda Stacionit të Policisë, dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ai ka treguar se reperi Cozman është vetëm në pritje të vendimit të prokurorit.

Noga po ashtu ka thënë se Cozman është mirë dhe se nuk ka lëndime në trup.