Sport

CR7 ka vdekur! Rroftë CR9!

Pasi shënoi tregolësh në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Bayern Munich, Cristiano Ronaldo e përsëriti atë ndaj Atletico Madrid, edhe më me stil.

Ishte ky tregolëshi i dytë i portugezit ndaj Los Rojiblancos këtë edicion, pasi e kishte bërë edhe në përballjen e nëntorit të vitit të shkuar në Vincente Calderon, në kuadër të La Liga.

Golashënuesit më të mirë në histori të Real iu deshën vetëm dhjetë minuta lojë për të tundur rrjetën e mysafirëve, pas një gjuajtje të bukur me kokë.

Pastaj, në të 73-ën minutë, 32 vjecari tregoi durim dhe perceptim të jashtëzakonshëm, kur e la të qetësohet topin para se ta katapultonte në rrjetën e Jan Oblak.

Tregolëshin e kompletoi katër minuta para fundit të takimit, pasi u gjend bukur në zonën e pesmetërshit të portierit.

Ishte një realizim i bukur i një sulmuesi tipk, fakt ky që duhet t’i bindë komentatorët të mos e cilësojnë më si anësor, transmeton Klan Kosova.

Ronaldo nuk është më anësor. Është sulmues qëndror.

*

Transforimi i tij nuk duhet të na befasojë.

Ai na e ka bërë të qartë këtë rrugëtim, njëjtë si stuhitë, që para se të shfaqen me krejt fuqinë e tyre, lëshojnë disa rrebeshe.

Futbollisti i lindur në Madeira ka kohë që luan më kah qendra e sulmit, por tani ai e ka kryer në plotni transformimin e tij dhe golat nuk kanë të ndalur.

Ishte Carlo Ancelotti ai që i pari e përdori në qendër të sulmit, në nisje të edicionit 2013/14.

Por ish-asi i Manchester United nuk e pëlqeu fort këtë ndryshim, ndërsa tekniku italian pa qartë frytet e të pasurit të lojtarit më të mirë në pozitën që atij i pëlqen më shumë.

Dhe kështu Ronaldo u kthye në pozitë e tij – të anësorit, duke i nisur ndeshjet në krahun e majtë.

Gjatë atij edicioni ai shënoi një rekord të ri, prej 17 golash në Ligën e Kampionëve, ndërsa Real Madrid fitoi La Decima.

Por me kalimin e kohës shpejtësia dhe aftësia për të dribluar e lanë.

Atij iu desh kohë që ta kuptonte se aftësitë e tij fizike nuk ishin më të dikurshmet.

Nuk është e lehtë për një futbollist që është mësuar t’i bëjë tifozët të rrinë në këmbë, që të mos mundet të luajë më në ato nivele.

Për këtë arsye tifozët ishin të hapur për shitjen e tij gjatë verës.

Ata nuk shqetësoheshin për aftësinë e tij konkretizuese, por për fuqinë mendore, për ta pranuar të qenit jashtë aksionit në krahë, transmeton Klan Kosova.

Por ai i nxori të gabuar, të gjithë.

*

Përballë Atletico Madrid ai pati më pak prekje topi nga e gjithë skuadra.

Me pak prekje ai arriti që në ndeshjet cerekfinale ndaj Bayer Munich të shënojë pesë gola.

Nga Ronaldo nuk duhet pritur që ta pranojë se në skuadër ka lojtarë që mund të driblojnë apo pasojnë më mirë se ai.

Tani ai ka një rol tjetër. Është “thjesht” realizatori më i mirë i skuadrës.

Dhe meritat, ndoshta, më të mëdha për këtë transformim i ka Zinedine Zidane.

Në konferencën pas fitores ndaj rivalit lokal, golat e Ronaldo ai ia atribuoi pushimit në fazat më të hershme të edicionit.

Legjenda franceze ka arritur ta bind Ronaldo se të qëndruarit në bankë nuk e dobëson ndikimin e tij, por është garancë që ai do të jetë i freskët për ndeshje të mëdha.

Los Blancos nuk varen gjithherë nga aftësia realizuese e asit të tyre, në përballjet ndaj rivalëve më të dobët në La Liga, pasi sulmi përbëhet edhe nga Karim Benzema, Alvaro Morata e Isco.

Atyre u duhet ai i freksët, që të shkëlqejë në ndeshjet ndaj gjigantëve të Europës, transmeton Klan Kosova.

Dhe ai e ka bërë këtë – në mënyrën më brilante.

Tregolëshi i kapitenit të Portugalisë është vec i katërti i shënuar ndonjëherë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ai u bë i pari që shënon dy tregolësh në ndeshje radhazi, në fazat e eliminimit direkt.

Në grupe ai shënoi vetëm dy herë, por atyre ua shtoi edhe tetë rrjeta të tundura në fazat tjera.

*

Disa mund ta shohin transformimin e Ronaldo në qendërsulmues si fazën e fundit të lojës së tij.

Megjithatë, mos u gaboni, karriera e tij është duke shkuar në atë drejtim, por CR9 sa ka nisur.

Mbreti vdiq. Rroftë Mbreti.