Sport

Cristiano pyetet për krizën e Real Madridit – përgjigjja e tij është brilliante

Juventusi është mysafir i Manchester Unitedit në Champions League sonte dhe Cristiano Ronaldo u paraqitë para gazetarëve para ndeshjes.

Portugezi u pyetë nga gazetarët edhe për krizën e fundit të Real Madridit, por ai nuk pranoi të flasë.

Megjithatë, ai foli edhe për akuzat për përdhunim, rikthimin në ”Old Trafford” dhe ndeshjen, transmeton IndeksOnline.

”Nuk dua ta krahasoj Real Madridin me Juventusin. Të dyja janë skuadra të jashtëzakonshme dhe klube fantastike”, tha ai në konferencën për shtyp kur u pyetë për krizën e ”Los Blancos”.

”Por, unë jam i lumtur që jam në një klub si Juventusi dhe ështv një kapitull i ri në jetën time pas Man Unitedit dhe Real Madridit”.

”Kjo nuk është koha e duhur që ju të më pyesni rreth Real Madridit”.

”Nuk më përket mua të flasë rreth tyre”./IndeksOnline/