Aktuale

Daçiq në halucinacione: Në Morinë është kufiri Serbi-Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, edhe përkundër faktit se kanë kaluar rreth 20 vjet nga rënia e Sllobodan Millosheiviqin, vazhdon edhe sot e kësaj ditë të ripërtërijë mendësinë e këtij të fundit.

Teksa ka komentuar deklarimet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, për heqjen e pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Daçiq ka thënë se pikë kalimi kufitar në Morinë është kufi në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.

“ Kalimi kufitar në Morinë është kufi në mes të Serbisë dhe Shqipërisë”, ka thënë Daçiq, shkruan rts, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, Serbinë më këta kufij e njohin edhe Kombet e Bashkuara.

“Unë nuk e di se si Thaçi mendon të ndryshojë diçka që nuk është pranuar nga Kombet e Bashkuara, dhe kur Beogradi nuk e kërkon një gjë të tillë”, është shprehur kreu i diplomacisë serbe.

Dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa është kthyer nga Shqipëria, ka thënë se pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqen.

Ai madje i ka quajtur si gërmadha kufitare. Në Tiranë Thaçi kishte marrë pjesë në Samitin e Brdo- Brijunit, ku kishte takuar edhe Federica Mogherinin me të cilën kishte diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dheh Serbisë. Atje gjithashtu kishte marrë pjesë edhe Vuçiq e Dodik./GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli