Aktuale

Daçiq paralajmëron: S’lejojmë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk lejojnë ndryshim të marrëveshjes së arritur me Kosovën për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Daçiq, duke folur në një radio beogradase, ka deklaruar se Prishtina zyrtare e ka ndërmend të propozojë ndryshim të marrëveshjes, por pala serbe nuk pranon diçka të tillë.

Ai shtoi se nuk do të marrin parasysh kurrfarë ndryshimesh që provohen t’i bëhen marrëveshjes.