Rajon & Botë

Daçiq sërish Ministër i Jashtëm në Qeverinë e re të Serbisë

Qeveria e re e Serbisë, sipas propozimit të mandatarit, Aleksandar Vuçiq, do të ketë 15 ministra, tre ministra pa portfolë dhe katër nënkryetarë qeverie – Ivica Daçiqin, Nebojsha Stefanoviqin, Zoran Mihalloviqin dhe Rasim Lajiqin.

Anëtarë qeverie nga përbërja e vjetër nuk do të jenë Nikolla Selakoviq, Kori Udoviçki dhe Srgjan Verbiq.

Në të njëjtat dikastere si në qeverinë e kaluar mbesin Nebiojsha Stefanoviq – Punët e Brendshme, Zoran Mihajlloviq – Ndërtimtaria, Komunikacioni dhe Infrastruktura, Rasim Lajiq – Tregtia, Turizmi dhe Telekomunikacioni, Dushan Vujoviq – Financat, Ivica Daçiq – Punët e Jashtme, Zoran Gjorgjeviq – Mbrojtja, Aleksandar Antiq – Xehetaria dhe Energjetika, Zllatibor Llonçar – Shëndetësia, Aleksandar Vulin – Puna dhe Punësimi, Vanja Udoviçki – Rinia dhe Sporti.

Ministra pa portfelë janë Jadranka Joksimoviq, Sllavica Gjukiq Dejanoviq dhe Millan Krkobabiq.

Ministra të rinj në qeveri janë: Goran Knezheviq – Ekonomia, Branisllav Nedimoviq – Bujqësia dhe Mbrojtja e Mjedisit Jetësor, Nella Kuburoviq – Drejtësia, Aana Bërnabiq – Administrata Shtetërore dhe Administrimi Lokal, Mlladen Sharqeviq – Arsimi dhe Shkenca dhe Vlladan Vukosavleviq – Kultura dhe Informimi.