Aktuale

Daçiq tregon se çfarë dëshiron të bëjë Trump për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka parashikuar planet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për Kosovën.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i interesuar për një zgjidhje të çështjes së Kosovës. “Trump është i interesuar të zgjidhë çështjen e Kosovës.

Trump ka nevojë për një sukses të politikës së jashtme e ajo do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën që nuk mund të arrihet pa një zgjidhgje me Serbinë”, u shpreh Daçiq për “Happy TV”, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se Trump është i vetëdijshëm se marrëveshja nuk mund të arrihet pa një pajtim me Serbinë, njësoj siç thotë ai se e kanë kuptuar edhe shqiptarët por edhe disa shtete evropiane.

“Tani është momenti i duhur, amerikanët nguten për shkak të zgjedhjeve. Mogherinit po ashtu i ngutet. Nga ata tjetër, ata që nuk kërkojnë zgjidhje, atyre nuk u ngutet”, u shpreh Daçiq duke aluduar në qëndrimin e Prishtinës. /Lajmi.net/