Aktuale

Daçiq zbulon dy prioritetet e Serbisë për vitin 2019, njëra është Kosova

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka zbuluar dy prioritetet e Serbisë për vitin 2019.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Beogradi ka dy prioritete kryesore për vitin 2019.

Sipas tij, Serbia synon ruajtjen e interesave në Kosovë dhe inkuadrim në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të heqim dorë nga përkushtimi ynë për dialog dhe angazhimi për kompromis në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, afatgjate dhe stabile. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq para gazetarëve në Ministrinë e Jashtme, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi për marrëveshje me Prishtinën, mirëpo për çdo veprim të tyre, do të reagojmë ashpër për t’i mbrojtur interesat tona”, u shpreh ai. /Lajmi.net/