Rajon & Botë

Dadoja që i preu kokën fëmijës: Do të jem e lirë pas 3 vitesh

Dado monstër që i preu kokën një vjaze 4-vjeçare dhe më pas i vuri flakën apartamentit duke dalë në kokën e të voglës në rrugët e Moskës, e cila me aktin makabër kërkoi të hakmerrej ndaj liderit rus Vladimir Putin për bombardimet në Rusi, ka thënë se ajo beson se do të jetë e lirë pas tre vitesh, edhe pse ekspertiza mjekësore ka thënë se shanse që ajo të vrasë sërish janë 50 me 50 %.

Gyulchehra Bobokulova, 38 vjeç, në Shkurt të këtij viti vrau vajzën e vogël që kishte në ngarkim Anastasia ‘Nastya’ Meshcheryakova. Pasi i preu kokën ajo doli në rrugët e Moskës duke thirrur ‘Allahu Akbar’ dhe duke terrorizuar kalimtarët, që ishin në stacionin e metrosë.

Por në një intervistë të rrallë, nga spitali psikiatrik ku ajo po trajtohet për skizofreni, ajo ka thënë se është penduar.

Bëra gabim. Pendohem. Gabim, gabim!”, janë fjalët e Bobokulovas nga spitali psikiatrik që ndodhet në  burgun e famshëm Butyrka Prison.

Ajo i ka thënë gazetares ruse Eva Merkacheva, se pas trajtimin ajo besonte se do të dilte që aty.

I di të gjitha. Duhet t’i nënshtrohen një terapie për tre vite dhe me pas do të më lënë të lirë”, ka thënë ajo duke shtuar se i mungojë fëmijët e saj.