Aktuale

Daka: Deri në ora 11:00 , votuan 182 mijë e votues

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues.

Sipas saj numri i votuesve deri në këtë orë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2013, numri i votuesve është më i vogël.

“Deri në ora 11 votuan 182 mijë e 40 votues Video: Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve . Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 , në të njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 përqind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht “, tha Daka./KosovaPress/