Aktuale

Daka: Ta fillojmë reformën zgjedhore

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e cila është emëruar edhe për një mandat të ri në krye të këtij institucioni, u ka bërë thirrje institucioneve dhe subjekteve politike që sa më shpejt të fillojnë reformën zgjedhore.
Ajo ka thënë se tani është koha më e përshtatshme për të ndodhur ky proces.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daka ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet të bëhet në mes të proceseve zgjedhore dhe jo në prag të tyre.

Ajo ka pohuar se pjesë e reformës zgjedhore duhet të jenë lista e votuesve, votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht, emërimi i komisionarëve dhe mënyra e numërimit të votave.

Daka ka thënë se pa vullnet politik nuk do të ketë reformë zgjedhore.

Ajo ka bërë me dije se synim kryesor i KQZ-së mbetet puna sa më e mirë e procesit zgjedhor.