Tech

Dalin detajet e para për telefonin mini LG G6

Raporti të cilin na e sjell TechnoBuffalo flet për një pajisje ende të paparalajmëruar që është duke e përgatitur LG, i cili duket si telefon LG G6.

Në këtë raport sugjerohet se LG do të fillojë të shesë versionin mini të telefonit LG G6, transmeton KosovaPress.

Telefoni do të duket njësoj si LG G6, do të ketë displej të njëjtë 18:9ja (2:1), por me ekran më të vogël, 5,4 inç.

Për momentin është ende e paqartë nepse telefoni do të ketë të njëjtin harduer ose do të ketë specifika më të avancuara.

Po ashtu, nuk ka informacione se në cilat tregje do të shitet ky telefon, por flitet se LG do të hedhë mini LG G6 në tregjet në zhvillim. Data, e cila ndodhet në këtë dokument është fillimi i vitit, që nënkupton se LG që një kohë të gjatë është duke planifikuar një telefon të tillë.