Tech

Dalin fotografitë e reja të Galaxy A8 (2018)

Uebsajti i njohur holandez, Galaxyclub.nl, ka publikuar fotografitë e reja të telefonit të ardhshëm të gjigantit të teknologjisë Samsung, Galaxy A8 për vitin 2018.
Samsung Galaxy A8 (2018) është telefon që i përket segmentit të mesëm, i cili karakterizohet me një kornizë shumë të hollë rreth ekranit, e cila do të jetë në dispozicion me shumë ngjyra, transmeton Koha.net. Skaneri për gishtërinj i këtij modeli të 2018-ës pritet të jetë i pozicionuar nën kamerën kryesore, domethënë në pjesën e pasme, për dallim nga ai siç ndodhet krahas kamerës te Galaxy S8.

Galaxy A8 (2018) dhe Galaxy A8+ (2018) pritet të prezantohen gjatë panairit të teknologjisë CES 2018, i cili do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

the authorE B