Tech

Dalin xhirimet e para të Mercedes Cabrio S për 2018 (Video)

Pas debutimit pranveror të modelit të freskuar të Mercedes klasa S, në radhë kanë ardhur edhe versionet coupe dhe kabriolet.

Në bazë të ndryshimeve të para në limuzinë, mund të konkludohet se edhe në këtë rast do të vijë deri te ndryshimet e vogla vizuele në anën e përparme dhe të pasme të automobilit.

Pamja e brendshme e kabinës zbulon se edhe atje janë bërë ndryshime të vogla. Në sy bien dy ekrane me rezolucion të lartë, me diagonale 12,3 inç, komandat e reja me prekje dhe numri i madh i detajeve prej lëkurës dhe drurit, transmeton KosovaPress.

Të dyja versionet e reja të klasës S do të posedojnë autonominë e vozitjes, të cilat i ka versioni i limuzinës. Po ashtu, do të kenë edhe të gjitha sistemet elektronike në vozitje si Emergency Stop Assist, Remote Parking etj.

Modelet e reja coupe dhe kabriolet do të fitojnë edhe versionet e tyre të fuqishme sportive AMG.