Aktuale

Danielsson: Kriteret për liberalizim janë të njohura, adresoni ato

Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson gjatë vizitës së tij në Kosovë, tha se Kosova duhet t’i plotësoj kriteret e mbetura për liberalizim të vizave, siç është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe Demarkacioni.

Ai tha se kriteret për liberalizim tashmë janë të njohura, duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i adresojë ato.

” Një nga sfidat në përpjekjen e reformimit, është adresimi i krimit të organizuar në nivel vendi dhe korrupsioni. Është e rëndësishme për disa arsye. Është e rëndësishme dhe për vet Kosovën. Është e rëndësishme për klimën e biznesit. Nëse flasim me operatorët ekonomik dhe i pyesim, cilat janë çështjet e rëndësishme për ju dhe e cila do të mundësonte krijimin e vendeve të punës, ata theksojnë korrupsionin e krimin e organizuar. Prandaj është element me rëndësi që të adresohen këto çështje. Gjithashtu pajtohem që është edhe një nga kriteret sa i përket udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Kur vijmë këto që e përmendet dhe çështjen e marrëveshjes së demarkacionit, kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen kriteret. Kjo shkon për Qeverinë e Kosovës. Nga ana jonë zotimi është i qartë. Një hap është kryer, komisioni është i gatsh ëm që të bëjë rekomandimin për liberalizimin e vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha ai.

Danielsson i ka bërë këto deklarata pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj./kp