Sport

“Dashuria” e Realit me gjyqtarët, Ramos i dhuroi fanellë para El Clasicos

Mediat spanjolle kanë treguar një histori interesante që ndodhi para ndeshjes së fundjavës së kaluar, “ El Clasicos” në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Në 24 orët e fundit, shtypi spanjoll kanë zbritur pas një histori “dashurie”, pasi është konfirmuar se kapiteni Sergio Ramos i dha gjyqtarit Alejandro Hernandez, dhuratë me gjërat zyrtare të Real Madridit para ndeshjes El Clasico.

Jo vetëm kaq, por Ramos gjithashtu i ka vënë një shënim të shkruar me dorë së bashku me dhuratën e ofruar, transmeton Telegrafi.Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që dëgjojnë këso tregime këtë sezon rreth dhuratave të Real Madridit që i bëjnë gjyqtarëve.

Në shkurt të këtij vitit, pas rikthimit të Real Madridit në fitoren 3-2 në Villarreal, presidenti i “Nëndetëses së Verdhë”, Fernando Roig, i tha medieve se ai pa gjyqtarin Jesus Gil Manzano të largohet nga stadiumi me çanta dhe mallra të Real Madridit.Ndërkohë që është konfirmuar, se Ramos i dha gjyqtarin një fanellë të Real Madridit, teksa porosinë e la te Juan Carlos Albuxech – pronar i hotelit Hotel Sans Beach në Lanzarote.