Aktuale

Daut Haradinaj: Demarkacioni duhet të rinegociohet!

Deputeti nga radhët  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka theksuar se zgjidhaj e vetme për demarkacionin është rinegocimi  i tij.

“E vërteta e marrëveshjes për demarkacionin, tashmë histori pothuajse e njohur botërisht, nga ky proces Kosova humbmi 8.8 mijë hektarë”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për Gazetën Blic.

Sipas tij, dihet që kufiri me Malin e Zi është në Zhleb dhe Qakorr e jo në Savinovd.

Deputeti i AAK-së, konsideron se 1 shtatori e ka treguar më së miri se ku realisht është kufiri, kur sipas tij, më 1 shtator qeveria e tërhoqi nga Kuvendi atë marrëveshje qe për ne tashmë është jo valide, raporton Gazeta Blic.

Daut Haradinaj sa i përket takimeve për demarkacionin tha se ne jemi të hapur për ta zgjedhur këtë temë e cila ka një zgjidhje shumë të thjeshtë, rinegocimi i kësaj marrëveshje nga një komision i ri.

Ndërkohëm, gjatë ditës së sotme, janë takuar liderët e partive politike, edhe me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, për gjetjen e një zgjidhjeje për demarkacionin me Malin e Zi, i cili është shndërruar edhe në kusht nga vendet e BE-së, për çështjen e liberalizimit të vizave. /GazetaBlic/