Sport

De Gea arrin marrëveshje me Realin

Portieri spanjoll pritet të largohet nga Manchester United në verë.

David De Gea ka arritur marrëveshje me Real Madridin, për t’u transferuar në Spanjë gjatë verës shkruajnë mediat e këtij vendi.

Sipas së përditshmes Marca, vetë De Gea u ka kërkuar drejtuesve të United që ta lejojnë të largohet për t’iu bashkuar Realit.

Në raportimin e kësaj gazete citohet se edhe Jose Mourinho është pajtuar me kërkesën e portierit, pasi që trajneri portugez kërkon t’i transferojë nga Reali, dyshen Alvaro Morata dhe James Rodriguez dhe me shitjen e De Geas do ta kishte më të lehtë rrugën për të arritur te këta dy futbollistë.

Reali është i gatshëm t’i paguajë Unitedit 75 milionë euro për De Gean, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ e shohin Joe Hartin si zëvendësues të spanjollit.