Sport

De Ligt – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush

Ajax's Dutch defender Matthijs de Ligt reacts after Ajax Amsterdam lost the UEFA Champions League semi-final second leg football match against Tottenham Hotspur at the Johan Cruyff Arena, in Amsterdam, on May 8, 2019. - Tottenham fought back from three goals down on aggregate to stun Ajax 3-2 and set up a Champions League final against Liverpool. (Photo by EMMANUEL DUNAND / AFP) (Photo credit should read EMMANUEL DUNAND/AFP/Getty Images)

Kur të gjithë ishin në pritje të transmetimit të Matthijs De Ligt te Barcelona, ndodh befasia.

Matthijs De Ligt rrezikon të mbetet pa u transferuar te Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdam ka kërkesë aktualisht tepër të lartë për rrogë për klubin nga Camp Nou.

Andaj, në rast se nuk arrihet një zgjidhje e shpejtë, marrëveshja për transferimin e tij te Barcelona mund të dështojë, transmeton lajmi.net.

De Ligt konsiderohet si një nga blerjet e ardhshme të mëdha të skuadrës kampione nga La Liga për afatin kalimtar të verës.

Por, problemi i shfaqur rrezikon dështimin e marrëveshjes për kalimin e tij te Barcelona. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli